“Shihemi në Gjyq” vijon me çështjen e javës së kaluar, të Jetnorit por këtë herë ai ndodhet përballë motrës së tij. Jetnori ka deklaruar se motra e tij, Merita i ka zaptuar shtëpinë. Kjo u konfirmua edhe nga kunati i tij, Hekurani gjatë një bisede telefonike në studio.
Rezulton se në fakt, Merita është divorcuar nga Hekurani. Ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e telefonon për të sqaruar gjithçka mbi këtë situatë.
Eni Çobani: Merita Reçi sapo ka deklaruar që kam 6 muaj që jam divorcuar nga z. Hekuran Reçi. Më ke thënë jam i martuar me Merita Reçin. Je i divorcuar apo je i martuar sepse nuk je edhe bashkëshorti i parë më duket, apo jo? Je i dyti.
Hekuran Reçi: I dyti, i dyti.
Eni Çobani: Je bashkëshorti aktual i znj. Merita Reçi dhe zonja mban mbiemrin tuaj.
Merita: S’jam me mbiemrin e atij, kam marrë mbiemrin e babait tim, Lavdari dhe nuk e marr më mbiemrin e tij.
Eni Çobani: E ke marrë vesh që të ka ndarë bashkëshortja apo jo?
Hekuran Reçi: Jo.
Eni Çobani: Merre vesh sot që je ndarë o Hekuran. Nuk e ke grua më!
Hekuran Reçi: Ajo është një mashtruese sepse 10 vjet më ka ngrënë 70 mijë euro! Në datën 20 mars kam shkuar te shtëpia, më ka marrë në telefon hajde se kam bërë gabim, e i kam shkuar i kam lyer shtëpinë brenda e jashtë, pasi mbaroi puna e shtëpisë, trrak mbylli derën si gjithmonë. Mua më ka përdorur ajo, vegël vetëm për lekë.
Merita: Mos e dëgjo se është kokrra e mashtruesit, është një maskara.
Hekuran Reçi: Unë s’kam fare dijeni për gjyqin! Pse nuk ma tha mua ajo kur isha në datën 20 mars atje që unë të kam ndarë ty, më mori dhe i leva shtëpinë.