“Nuk fal në dashuri”, ballafaqohen Kristi dhe Lili: Çfarë i thanë njëri tjetrit
Kristi dhe Lili kanë pasur një debat të fortë me njëri tjetrin javën e kaluar, gjë që çoi konkurrenten të merrte vendimin dhe javën e kaluar, por edhe në emisionin e të hënës në “Love Story” të mos vinte.
Por Lili kishte vendosur që të ishte e pranishme këtë të martë ëë emisionin ditor “Love Story Talk” dhe të ballafaqohej me Kristin.
Lili: Dua t’ia nis këtë pjesë me një kërkim falje për pjesën e publikut sepse mendoj se dje duhet të isha në një përballje me ty. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve për këtë pjesë. Ju kërkoj ndjesë edhe për dramën shumë të theksuar që është kthyer gjithë kjo histori, por dua të them që pjesën më të madhe të gjësë nuk e kam krijuar unë. Unë nuk jam një drama queen dhe ti e di këtë gjë.
Situata ishte e tillë që në gjenezë të gjësë. Ishte situata që ne po diskutonim diçka tonën dhe ishte krejt natyrale që të isha e mërzitur dhe e lënduar nga sjellja jote deri aty. Tani ti agravove dhe the diçka, më sjell mesazhe të një neurotikeje, mesazhe super të gjata që nuk thonë asgjë. Kjo më la pak kështu dhe më lëndoi më tepër seç isha nisur dhe nga fakti që mu kujtua dhe një paragraf që është bërë para ca kohësh për të njëjtin ritual gjëje që Lili dërgon mesazhe romantike dhe herën e parë më kishe nxjerrë që jam super manjake. Nuk kisha folur për këtë gjë dhe nuk kisha reaguar se unë nuk dua të bëj dramë, por dua t’i bëj gjërat të paktën gjërat që i cilësoj që nuk duhen bërë dramë.
Fjala neurotike ishte fjala e dytë që mu duke e pavërtetë, e pavend dhe nuk duhej ta thoje. Në atë moment isha e lënduar nga situata që pashë dhe ishin të gjitha këto bashkë që më detyruan që nuk reagova fare, mendoj se kam qenë më pak agresive se sa duhej. Thashë minimalisht më kërko ndjesë, jo ishte mënyra ime se si ta shfryja gjithë atë të keq që kisha, thjesht të ma vije dorën te qafa, nuk ishte thjesht për të thënë fjalën, por për një vullnet të mirë që ta thyenim atë gjënë toksike.
Kristi: Fakti që komunikimi jonë ka qenë kështu, domethënë që nuk shkon. Fakti që kemi komunikuar qysh në fillim kështu tregon që ka një gjë. Interes mund të kishte nga ty, nga mua, por unë në dashuri nuk fal.
Lili ka vazhduar më tej dhe ka thënë se Kristi mund ta ndalte që aty këtë debat dhe do ishte mbyllur. Por sipas saj fronistin nuk e la egoja. Ajo ka sqaruar edhe mesazhet që ka publikuar në rrjetet sociale.
Lili: Unë nuk jam në natyrën normale që postoj screenshote se mendoj që kjo është vërtetë një gjë jo e mirë. Nuk duhet ta bëj atë në kushte normale. Isha e presionuar edhe nga gjithë faktorët e tjerë të cilët t’i shpjegova dhe kisha një nevojë personale të vërtetohesha që kjo gjë ishte e padrejtë dhe isha shumë keq dhe e lënduar. Prandaj me ato screenshote nuk u lëndua asnjë, as ti, as…
Pas debateve, Lili u rikthye në program dhe u ul mes vajzave te tjera konkurrente.
Marrëdhënie intime mes Lilit dhe Kristit?
Të hënën, gjatë një debati, Daniela la të kuptohej se diçka kishte ndodhur në prapaskenë mes Kristit dhe Lilit, duke qenë se situata mes tyre javët e fundit është tensionuar. Për këta arsye, fronisti dhe konkurrentja u pyetën nëse kanë pasur ndonjë marrëdhënie intime me njëri tjetrin. Kristi ka sqaruar se e vetmja gjë intime që ka ndodhur me Lilin ka qenë një takim që kanë pasur bashkë në restorantin e një hoteli ku kanë folur për takimin që do të kishin s. Ai u shpreh se mes të dyve ka pasur një përqafim dhe janë ndarë ku Kristi ka shkuar tek dhoma e hotelit, ndërsa Lili në shtëpinë e saj.
Kristi: Nuk di pse Daniela fut hundët kot. Të them çfarë ka ndodhur. Të them maksimumin e intimitetit me Lilin. Kemi qenë një natë në hotel, nuk ishte natë, ishte darkë. Erdhi Lili për të folur për takimin. Erdhi. Më ka pritur 1 orë e gjysmë isha në palestër unë. Shkova lart, ishte te bari dhe më tha që po të pres. Filluam me fol.
Lili: Ku të kam pritur unë?
Kristi: Te recepsioni.
Lili: Tek restoranti, shpjegoje pak. Tek restoranti se kur thua hotel duket keq. Tek restoranti dhe do flisnim për takimin.
Kristi: Ishim te recepsioni i hotelit dhe po më priste. Pastaj të çova, shkuam te restoranti për të folur për takimin.Kemi ndenjur 3 orë, jemi kënaqur tek restoranti. U mbyllën dhe dritat.
Lili: Si u kënaqe, deri ku shkove?
Kristi: Me muhabet! Ndodhi një përqafim dhe folëm 3 orë e gjysmë për takimin dhe për eksperiencën tonë në Love Story Talk, dhe Lili iku në shtëpi, dhe unë ika në dhomë. Kjo ishte.
Marinela: Kleona vetëm ka bërë ‘twerk’ gjithë jetën e saj, nuk ka lexuar asnjë libër
Këtë javë në “Love Story” Kristi është rikthyer tek Kleona pas disa mungesash në takime me njëri-tjetrin.
Pas spektaklit të djeshëm ka qenë Marinela ajo që ka komentuar takimin e dy konkurrentëve në dhomën e kuqe.
Ajo e ka quajtur Kleonën si një vajzë të palexuar dhe që di të bëjë vetëm ‘twerk’, por nuk ka munguar edhe reagimi i konkurrentes në studio.
Marinela: Kleona nuk është fare e përshtatshme për të. Për mendimin tim është një vajzë shumë e palexuar, është një vajzë e cila vetëm ka bërë “twerk” gjithë jetën e saj nuk ka lexuar asnjë libër. Duket që në fjalorin e saj dhe në mënyrën e sjelljes. Unë mendoj që ajo është një element këtu që është i djegur.
Kleona: Jam 24 vjeçe, kam mbaruar shkollën për Shkenca Politike, kam përfunduar masterin për Qeverisje dhe Politika Publike, merrem me menaxhimin e disa projekteve për të Drejtat e Fëmijëve. Gjithashtu mësoj të rinjtë për kërcime latine, kam një Instagram me shumë “followers” (se e përmend shumë) dhe unë e përdor për punë, që është zgjuarsi dhe aftësi kjo gjë. Jam 24-vjeçe, je 30-vjeçe je këtu ku je dhe pa burrë. /tvklan.al