Ish-Spice Girl dhe biznesmenja, Victoria Beckham mbush sot 50 vjeç dhe teksa po kalon në një dekadë të re, ajo nuk heq dorë nga takat. Victoria thotë se ndihet e bekuar që ka arritur këtë moment në jetën e saj teksa shton se pasioni i saj ka qenë gjithmonë të ëndërrojë për gjëra të mëdha.
“Ndërsa bëhem gati të mbush të 50-tat (me taka, sigurisht!), ndihem jashtëzakonisht e bekuar që kam arritur këtë moment historik. Besoj se në jetë mund të jesh shumë gjëra. Një yll i popit, një nënë, një grua, një stilist. Pasioni im ka qenë gjithmonë të ëndërroja gjëra të mëdha, pastaj të ëndërroja edhe për më të mëdha! Besoni në veten tuaj së pari”, shkruan ajo.
Më tej, Victoria thotë se ky është fillimi i një kapitulli të ri emocionues në jetën e saj.
“Unë jam shumë mirënjohëse për familjen time, miqtë e mi dhe ekipin tim të jashtëzakonshëm! Ky është fillimi i një kapitulli të ri emocionues, dhe unë jam vetëm duke filluar.”
Më poshtë ju sjellim disa nga paraqitjet më ikonike të Victoria Beckham ndër vite:
/tvklan.al