Mjeku 44 vjeçar Edmond Gashi i akuzuar për “shpërdorim detyre” te “Onkologjiku” ia ka dalë të mos përballet më me gazetarët. Pasi në Gjykatën Penale të Tiranës iu konfirmua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ai doli nga pjesa e pasme e godinës institucionale.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar edhe videon e mjekut që largohet duke vrapuar…
Kujtojmë se sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Tiranës mbi skemën kriminale, ku përfshihen bluzat e bardha, rezulton se Gashi i ka drejtuar pacientët e sëmurë me kancer te klinika e tij private në Astir.
Sot kur mbërriti në Gjykatë, për median tha vetëm një fjali: Unë kam bërë detyrën…
E.D/tvklan.al