Manchester United është në kërkim të zëvendësuesit të Ole Gunnar Solskjaer. Drejtuesit i kanë dhënë kohë norvegjezit edhe tre ndeshjet e radhës. Por, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, tashmë United ka kontaktuar me profilet e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës.
Bëhet fjalë për Brendan Rodgers, Zinedine Zidane, Erik Ten Haag dhe mbi të gjitha, Antonio Conte. Në lidhje me trajnerin italian dhe duke pasur parasysh se moduli i tij është 3-5-2, tabloidi britanik “The Sun” hodhi hipotezën edhe për një formacion të mundshëm, të kompletuar me blerje që do ndodhnin në merkato. Pothuajse të gjithë janë ish-lojtarë dhe shumica do të vinin nga Interi.
Në formacionin e “The Sun” bëjnë pjesë 5 zikaltër, konkretisht Skriniar në mbrojtje, Darmian, Barela e Brozovic në mesfushë dhe Lautaro Martinez në sulm. Ky është formacioni specifik i Manchester United me Antonio Conte në pankinë sipas gazetës angleze: De Gea në portë, mbrojtja me tre lojtarë e përbërë nga Skriniar, Maguire dhe Varane, linjë mesfushore me Darmian, Barella, Bruno Fernandes, Brozovic dhe Marcos Alonso, që do vinte nga Çelsi, dhe dyshja sulmuese do formohej nga Lautaro Martinez e Cristiano Ronaldo.
Klan News