Fatmir Mediu: “Zgjedhjet e 28 Qershorit ishin një test i suksesshëm dhe i rëndësishëm në avancimin Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Partia Republikane rikonfirmoi edhe një herë se është partia e dytë e së djathtës shqiptare, një faktor i rëndësishëm i fitores në këto zgjedhje e aleancës për ndryshim. Me duhet t’u kthej përgjigjeje atyre politikanëve dhe analistëve që akuzonin se kemi jetuar në politikë nëpërmjet dushkut, se Partia Republikane jo vetëm ka garantuar pjesëmarrje në kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet votës së republikanëve dhe mbështetësve të tyre, por dhe i ka dhënë Partisë Demokratike fitoren e rreth 4 deputetëve në qarqe të ndryshme dhe Partitë e Koalicionit së bashku i kanë dhënë shumë më tepër. Ky Dushk i ligjit dhe këto vota të partive të vogla janë marrë nga partitë e mëdha. Partia Republikane do të vazhdojë betejën e saj ligjore për të rimarrë edhe mandatin e qarkut të Beratit si detyrim karshi votuesve të këtij qyteti që votuan Partinë Republikane. Partia Republikane do të jetë në qeveri siç e thashë, sipas kontributit që ka dhënë sipas deputetit që ka marrë Aleanca e Ndryshimit. Partia Republikane vendos për çdo gjë në mënyrë institucionale, nuk kem diskutuar asgjë konkrete për këtë çështje, çdo vendim për pjesëmarrjen në qeverisje të Partisë Republikane do të kalojë nëpërmjet forumeve të Partisë Republikane./tvklan.al