Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndërkohë që pritej firma e shqiptarëve në Paris mbi marrëveshjen e Paqes, presidenti Mejdani i ka kërkuar parlamentarëve rus të ndikojnë mbi serbët për të pranuar trupat ushtarake të Natos në Kosovë.
Sipas presidentit Mejdani prania e vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë është e pamjaftueshme për të garantuar zbatimin e marrëveshjes. Është i papranueshëm vazhdimi i spastrimit etnik dhe genocidit nga serbët në Kosovë ka theksuar më tej presidenti Mejdani.
Nënkryetari i Dumës Ruse Baborin ka kundërshtuar zgjidhjen ushtarake për krizën në Kosovë. Diplomacia ruse është për zgjidhjen politike të krizës ka deklaruar Baborin./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame