Tirana nuk do të ketë tifozët për 4 ndeshje në shtëpi, pasi u godit arbitri anësor në përballejn e së shtunës me Laçin. Dënimi i Komisionit të Disiplinës nuk është marrë mirë nga bardheblutë që e kanë kontestuar ndëshkimin kolektiv. Për trajnerin Ardian Mema, i cili do të kthehet në stol, ky ndëshkim e penalizon skuadrën.
“Kemi luajtur shumë pa tifozët dhe nuk ka ndikuar për mirë. Sapo ato janë kthyer, kemi bërë paraqitje të mira”.
Në përfundim të sfidës me Laçin në kampionat për shkak të përplasjes me zyratrë të Laçit, Michael Ngoo u pezullua për 5 ndeshje. Bardheblutë do të luajnë në fushën e kurbinasve të mërkurën në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë.
“Ka reaguar, por nuk duhet ta bënte. Ne jemi për fushën e lojës dhe jo për grushte. Shpresojmë që në Laç të luhet futboll dhe mos kemi presion, edhe pse besoj se do të jetë kështu. Ekipi është i qetë dhe do të shkojmë për fitore”.
Tirana e fitoi sfidën e parë çerekfianale me rezultatin 3 – 0. Ndeshja e dytë çerekfinale do të jetë një provë e fortë, pasi Kupa e Shqipërisë është një mundësi tjetër për të luajtur në kupat e Europës.
Tv Klan