Ledian Memushaj po kërkon të rikthejë Pescara në Serie A. Futbollisti shqiptar ishte lojtari kyç i abrucezëve në fitoren 3 – 2 ndaj Palermos të mërkurën në stadiumin “Adriatico”. 1 gol i shënuar dhe zotërimi i mesfushës, duke merituar vlerësimin si më i miri i takimit nga “Gazzetta dello Sport”.
Ledian Memushaj, futbollist i Pescara:
Goli më gëzoi pasi ishte i pari për këtë sezon, por më tepër fitorja. Është një kampionat ku të gjithë ekipet kanë vështirësitë e tyre, përfshi skuadrat që janë më lart në renditej. Unë mendoj se tani duhet të shikojmë përpara.
Pescara me këtë rezultat është në zonën play off ku i kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga sezoni i rregullt. Në Serie A një tjetër paraqitje e mirë për Thomas Starkoshën edhe pse Lazio humbi 1 – 0 në fushën e Spal. Portieri shqiptar shmangu të tjerë gola dhe ai që u pësua erdhi me penallti. Starkosha ishte absolutisht më i miri te Lazio, që shpreson edhe për një vend në Champions League. Inter është kthyer te fitorja, ndërsa në fushë ishte edhe Mauro Icardi, i cili realizoi me penallti. Humbje e papritur për Napoli 2 – 1 në fushën e Empoli.
Tv Klan