13 javë të luajtura, 13 humbje dhe në fund 0 pikë. Me keq se kaq nuk mund të shkonte aventura e Beneventos në Serinë A.
Klubi italian hyn kështu në historinë e futbollit duke vendosur rekordin më negativ për sa i përket rezultateve që mbahej nga Machester Unitet në vitin 1930.
Humbja e djeshme përballë Sasuolos në minutat shtesë të takimit shoi shpresat e Beneventos për të marrë pikën e parë në këtë kampionat.
Ata mbajnë rekordin edhe për sa i përket golave të pësuar. 33 herë është tundur rrjeta e portierit Brignoli gjatë këtij sezononi ndërsa golat e shënuar numërohen me gishtat e dorës pasi janë vetëm 6 të tillë.
Pjesë e verdhekuqve janë edhe dy lojtarë të përfaqësues shqiptare, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti të cilët duket se më shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në serinë B.
Klan Plus