Debati i hapur nga ish-kryeministri Ilir Meta në shtyp për marrëveshjen e qeverisë me shoqërinë “Xhenerëll elketrik” (“General Electric”) vlerësohet nga kryetari i komisionit të ligjeve, i cili e kthyer mbrapsht shqyrtimin e ktij projketligji.
“Kjo kredi për masën që ka dhe në qoftë se kërkohet të bëhet ky modernizim, ëë, është akoma më keq, sepse modernizimi do të konsiderohej vënien e efçince, e ksaj linje ose teknologjie të re sic është hekurudha elektrike, por ktu nuk bëhet fjalë për hekurudhë elektrike. Ato që thotë zoti Meta, përjashto, ëëë, atë që thotë ai tren elektrik janë më se të sakta.”
Deputeti reformator Qazim Tepshi i përfolur në shtyp për afera jo transparente mbi ktë çëshjte komenton: “Leni njerzit që të mos spekullojnë, nuk është mirë që të spekullojnë, nuk është pozitive, nuk i shërben askujt, mirë, secili mund të japë kontribut për zhvillimin e vëndit t’tij. Në qoftë se ka njerëz që duan t’japin kontribut për zhvillimin e vëndit t’tij, e vëndit t’vet nuk duhet të merren me thashetheme, nuk duhet të merren me spekullime, por duhet të japin kontribut konkret. Çdo takim që bëjnë si nga opozita si nga pozita me t’hujët nuk do t’thotë që janëë bashkpuntorë, janë ndërmjetës, janë, at’herë do t’bëhej një katastrofë, një katraurë shumë e madhe.”
Tepshi velrësoi projektin e ndërhyrjes në hekurudhën shqiptare.
Qazim Tepshi: “Ky është një projekt shumë pozitiv dhe Ministria e Transportit që merret me ktë punë e konsideron si investim shumë pozitiv dhe si hapje e Shqiprisë ndaj investimeve të mëdha që krijojnë të ardhura.”
Të njëjtin vlerësim ka shprehur dhe antari i komisionit parlamentar të ekonomisë Lekë Çukaj sipas të cilit kjo cëshjte është ende në shqyrtim.
Lekë Çukaj: “E para, paret nuk janë marrë, ato do të ratifikohen në parlament njëherë marrveshjet dhe pastaj duhet t’negocjohet mbrapa, e dyta, ëë, ësht ajo tjetra që konsumatori nuk ka si rëndohet kur nuk ësht marrë gja edhe e treta ëë, do t’elektrifikohet hekurudha po jo se do të jetë tren elektrik.”/tvklan.al