Më 4 Nëntor Meri Shehu me bindje deklaroi se zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do i fitonte Donald Trump. Rezultatet treguan se ajo kishte “qëlluar në shenjë”. Një parashikim që pritej, u shpreh astrologia duke iu referuar shenjës astrologjike të Trump, Binjakëve.
“Jupiteri në Binjak plus Trump ka treguar që është i zgjuar dhe rikthehet dy herë. Binjakët kanë një gjë që nuk e bëjnë një herë, e bëjnë dy herë. Të gjithë ata që kanë marrëdhënie me Binjakët duhet të kuptojnë se nëse vjen rruga e dytë, ajo do të bëhet patjetër. Prandaj janë Binjakë pasi kanë simbolizimin e dyshes. Ama është ditë e vështirë. Unë i uroj shumë suksese, por sot dhe nesër takohet Dielli me Plutonin dhe ky takim i Diellit që sapo është futur në Ujor me Plutonin tregon një ndryshim të madh, një shndërrim të madh, por dhe një vështirësi e cila tregon se disa njerëz me potencë të madhe politike do ta kenë të vështirë këto ditë. Mbase jo vetëm Trump sepse Ujori shkon mirë me Binjakun, por persona të tjerë të cilët janë në kryqin e shenjave të qëndrueshme Luan, Akrep, Ujor, Dem ose që kanë ashendentin në këto shenja mund të kenë një sforcim ose një metamorfozë të madhe në jetën e tyre”, tha astrologia.
Duke iu referuar ndryshimeve të mëdha dhe vështirësive që nuk do të mungojnë, Meri Shehu parashikoi ditë dinamike për Binjakët, përfshirë dhe Trump. Duke iu dhënë Binjakëve 4 yje, astrologia tha se planetet do të jenë në krah të tyre këto ditë jave.
“Ujori, Urani dhe Plutoni u jep mbështetje dhe hapësirë. Është në shtëpinë e nëntë për ta dhe jep mundësi për filozofi, marrëdhënie të reja dhe zgjerim të marrëdhënieve në fusha të ndryshme, kështu që nuk është një metamorfozë e vështirë në rënie, por besoj se është një metamorfozë e përparuar për ta. Kontaktet me jashtë, filozofitë, artet ose politika do të jenë në favor të tyre”, tha për shenjën e Binjakëve astrologia./tvklan.al