Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me emocione dhe surpriza të shumta, duke thyer rekord shikueshmërie.

Meri ishte një nga vajzat e zgjedhura për një takim të gjatë privat me Saimirin.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo ka folur për ndjesitë e këtij takimi dhe atë çfarë arriti të kuptojë nga karakteri i Saimirit.

Takim intelektual në ambient romantik. Shkoi shumë mirë, patëm një bisedë të këndshme. Saimiri mu duk një djalë serioz, nga javët e para mu duk jo i këndshëm, jo popullor.

Është më i hapur më i sinqertë, më tregoi pak për familjen. Saimiri kërkon të shohi te vajzat thejshtësi dhe sinqeritet, nuk është pamja fizike gjithçka për të”, ka thënë Meri.

Më tej ajo tregoi se Saimiri gatoi për herë të parë për të një pjatë makarona, pasi nuk dinte të gatuante ndonjë gjë tjetër.

“Ishte një darkë në ambient romantik por e thjeshtë në bisedat tona. Kishte gatuar për mua, ai s’dinte asgjë tjetër veç makaronave dhe ishte hera e parë”, u shpreh Meri.\tvklan.al