Lajme Arkiva 2004

Mero Baze: Situata e tanishme është një gjendje krize e cila reflekton, të paktën për sot të shkaqeve nga ka buruar kriza në Partinë Socialiste që janë legjitimitetet e institucioneve ë përfaqësojnë Partinë Socialiste. Brenda këtyre tre vjetëve pas zgjedhjeve të vitit 2001, ne kemi pasur një krizë të pushtetit në Partinë Socialiste, e cila ka buruar nga legjitimiteti i zgjedhjeve të vitit 2001, për shkak se asnjë prej grupeve që udhëhiqnin Partinë Socialiste që ishin në pushtet herë zoti Meta, herë zoti Nano nuk merrnin përgjegjësinë për të legjitimuar, ose për të denoncuar atë që kishte ndodhur me zgjedhjet parlamentare, ndërsa pas kongresit të Partisë Socialiste, kemi problemin e legjitimitetit të Partisë Socialiste. Fakti që zoti Nano nuk vepron dot,ka të bëjë tërësisht se atij i ka ngel në dorë kongresi i Partisë Socialiste, i ka ngel në dorë procedura jo demokratike e zgjedhjes së tij. Unë hyj te ata që do e fitonte kongresin në Partinë Socialiste, po ai nuk do të arrinte dot një fitore aq kapilare dhe aq masive ndaj kundërshtarëve të vet, sa e arriti përmes një fryme të revanshit dhe pikërisht për shkak se ka qëndrime të qarta kundër legjitimitetit të kongresit, nga aleatët e Partisë Socialiste në Shqipëri. Pikërisht sepse është shumë  e verifikuar që Kongresi i Partisë Socialiste, ka një krizë legjitimiteti, zoti Nano e ka shumë të vështirë të zbatojë tani institucionet e dala prej atij kongresi, siç është edhe statuti i Partisë Socialiste, i cili parashikon, për mendimin tim në mënyrë demokratike, përjashtimin e atyre që janë kundër. Sepse në demokraci, në pluralizëm, koncepti i një partie nuk është i gjithë shoqërisë, është një bashkim momental që duhet t’i bashkojnë ide dhe qëndrime të përbashkëta, të tjerët mund të gjejnë hapësira jashtë partisë. Por fakti që ky institucion i kongresit, nuk është legjitimuar përmes procedurave demokratike ka futur në krizë tani edhe vetë vazhdimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste dhe për kriza e vetë Partisë Socialiste janë legjitimitet e institucioneve që i kanë bërë këto.

Reis Çiço: Shumë shkurt përse Nano hodhi idenë e një kongresi  të parakohshëm?

Mero Baze:Pikërisht për këtë që thash, Zoti Nano duke e ndier këtë ngërç në fuqinë e tij për të  zgjidhur krizat, përpiqet pastaj të shkoj drejt një kongresi tjetër, tani me  fuqinë e pushtetit që ka, ndoshta ose pirr ta pastruar grupin, ose për të integruar brenda partisë, por për të pastruar  për herë të parë historinë e kongresit. Në historinë e Shqipërisë brenda këtyre 10 viteve, përfshi edhe historinë e Partisë Demokratike të mëparshme, të gjitha zgjedhjet  që nuk kanë prodhuar legjitimitet, kanë prodhuar më pas ngërçe dhe pasiguri për  t’i zgjidhur situatat siç duhen zgjidhur dhe mendoj se zoti Nano përpiqet tani  të pastrojë biografia e kongresit.

Reis Çiço: Dhe një pyetje e fundit, sipas jush a është më mirë që Meta të dalë me një parti me një grupim më vete, apo ka ende hapësira brenda Partisë Socialiste?

Mero Baze:Varet se deri ku shkojnë aspiratat politike të zotit Meta. Në qoftë se zoti Meta do t’i  japë një leksion Partisë Socialiste, elektorati  të majtë se si kapërcehen krizat jo demokratike brenda një partie, krizat prodhohen nga  procedura jo demokratike siç ishte kongresi, ai duhet të qëndrojë brenda Partisë socialiste  me këtë metodë që ka, që është një metodë shantazhi dhe të siguroj mbështetje për të krijuar në historinë e politikës shqiptare një precedent që jo çdokush  mund  të përjashtojnë mënyrë jo demokratike nga partia. Kjo sa ai aspiron të bëjë një leksion për Partinë Demokratike dhe për elektoratin e majtë dhe ë qoftë se arrin të verifikojë forcat dhe të ketë  në gjendje që ta fitojë këtë betejë. Kjo do të ishte një pasuri për politikën shqiptare, fakti që dikush e ndal dikë që do ta përjashtoj dikë pa të drejtë nga partia. Në qoftë se zoti Meta, ka aspirate të konkurroj në politik dhe të krijoj një profil të veti politik të ndarë nga profile i baltosur i Partisë Socialiste në të cilën ka dhënë edhe ai kontribut për të krijuar këtë gjendje ai  duhet të marrë vendim për të krijuar sa më shpejtë një parti të re dhe të konkurroj sa më shpejt si një parti e majtë dhe nuk duhet të ketë tabu apo rezerva për të bashkëpunuar me të gjithë spektrin politik kundër saj që ai mendon se ka future vendin në krizë. Pra varet se çfarë aspiratash politike ka zoti  Meta. Ose nëse ai synon ende elektoratin e Partisë Socialiste dhe mendon se është në këtë pozicion për shkak të padrejtësive dhe rrugës jo demokratike që është ndjekur ai mundet të qëndrojë brenda partisë. Në qoftë se ai aspiron të formojë një zë të vetin në politikën shqiptare dhe mendon se  ka aq mbështetës, të cilët e mbështesin edhe jashtë Partisë Socialiste, ai duhet të krijojë sa më shpejtë parti. Është një vendim që duhet ta marrë./tvklan.al