Në fshatin Lekas të Korçës është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e paindentifikuar.
Sipas Policisë, kufoma është gjetur në një banesë të djegur dhe të pabanuar. Mësohet se banesa është djegur natës. Sipas dëshmisë së banorëve të Lekasit, kufoma dyshohet të jetë e një endacaku. Dyshohet që për shkak të temperaturave të ulëta viktima është strehuar në banesën e braktisur dhe ka ndezur zjarr për t’u ngrohur.
Flakët më pas kanë përfshirë banesën dhe i kanë marrë jetën endacakut. Policia thotë që trupi është plotësisht i karbonizuar dhe është i vështirë identifikimi.
Tv Klan