Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Levan ka marë flakë në ecje e sipër një automjet tip autobus me drejtues shtetasin E. C., banues në Frakull, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvkan.al