Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të hëne në Devoll.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:35. Makina Volkswagen, në timonin e së cilës ishte një person me iniciale K.Z, mori flakë gjatë kohës që udhëtonte në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të “Urës së Trenit”.

Të mbërritura në vendin e ngjarjes, forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Megjithatë autoritetet po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al