Klan News ka siguruar pamjet kur dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha dhunojnë blogeren 24-vjeçare Klea Prenga.

Të dyja me kapele në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja.

Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një gotë qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas konfliktohen fizikisht.

Gjatë konfrontimit përfshihet dhe Antonela Berisha, ndërsa Mariela merr sërish një tjetër gotë qelqi dhe e godet në fytyrë.

Menjëherë ndërhyn stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat largohen të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.

Blogerja 24-vjeçare në reagimin publik që bëri pas ngjarjes ku tregoi edhe dëmtimet e shkaktuara, tha se donin t’i shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, ndërsa motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar.

Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.

Dy automjetet që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes, janë sekuestruar nga Policia. Zyrtarisht sipas sistemit TIMS nuk rezulton se janë larguar jashtë vendit.

Me urdhër të prokurorit të çështjes është nxjerrë urdhër ndalim për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Për këtë vepër penale ato rrezikojnë burg deri në 10 vite heqje lirie.

Klan News