Gjykata ka liruar Mariela Berishën, duke caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ka lënë të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për motrën e saj, Antonela Berisha.
Dy motrat Berisha u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë dy ditë më parë ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi në fund të muajit Gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”.
Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24-vjeçarja Klea Prenga dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës./tvklan.al