Jo çdo pacient i sëmurë duhet paraqitur në urgjencë, ndërsa një mjek nuk mund të kryej më shumë se sa 12 vizita në një ditë.

Këto janë dy nga pikat e urdhrit më të fundit të lëshuar nga drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për mirëfunksionimin e sistemit të konsultave dhe urgjencës.

Do të jenë mjekët ata që duhet të evitojnë rastet që nuk justifikojnë kriteret e urgjencave mjekësore sekondare apo terciare.

Ilir Dashi: “Pacienti të merret të ekzaminohet, të shtrohet në rast urgjence për ndihmat e para që ka, të qëndroje aq sa për të bërë ekzaminimin dhe për ti dhënë drejtimin e duhur ose në pavijon ose në reanimacion, ose për tu kthyer në qaoftë se nuk është nevoja. Urgjenca të mos ketë pacientë që qëndrojë më shumë se 24 orë, ne do kontrollojmë të gjithë dokumentacionin e duhur dhe mjekët që do ta lejojnë një gjë të tillë dhe do ta shkaktojnë do të marrin masa administrative. Ne konsulta të mos ketë më shumë 11-12 vizita në ditë dhe pjesa tjetër të kalojnë në listë pritje.”

Urdhri që ka mbërritur në duart e të gjithë mjekëve parashikon që çdo ditë të paktën 3 shtretër për çdo pavijon të jenë të lirë në dispozicion të Urgjencës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami