Për më shumë se dy orë, gjyqtarja Blerta Çibuku ka është pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me përgjimin audio të transmetuar në emisionin “STOP” në Televizionin Klan, ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i kërkonte një qytetareje favore sekuale.
Çibuku është gjyqtarja, e cila dha vendimin kundër denoncueses. Gjyqtarja mësohet të këtë deklaruar se materialet audio të transmetuara në “STOP” janë autentike, duke pranuar se ajo i ka bërë ato biseda me denoncuesen.
Sipas materialeve të transmetuara, të cilat tashmë janë dhe pjesë e dosjes hetimore, gjyqtarja Çibuku pranon se kishte folur me Kryetarin e Gjykatës për rastin e gruas, që kishte bërë përgjimin.
Por ajo thotë se ishte tërhequr nga ajo për të cilën ishte rënë dakord, pasi vjehrra e denoncueses kishte bërë ankesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në ditët në vijim, hetuesit do të therrasin për të dëshmuar edhe Guximtar Boçin, i cili është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nëse do të jetë e nevojshme do të bëhet edhe një ballafaqim mes tij dhe denoncueses.
Tv Klan