Yjet nuk parashikojnë një periudhë të lehtë për shenjat e zodiakut. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron periudhën e eklipseve që do të ndikojnë të gjithë vitin 2025 e deri në fillimin e 2026. Sipas astrologes, do të marrim shenja e mesazhe prej të cilave do të nxjerrim përfundime për periudhën që vijon.
4 shenjat më të ndikuara janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë te Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. Kjo do të jetë një periudhë me shumë zhgënjime, mashtrime, ëndërrime, idealizëm dhe do të jemi shumë emocionalë.
Chrysanthi Kalogeri: Kemi përpara një javë shumë të rëndësishme dhe kryesorja që e bën të tillë është eklipsi i pjesshëm i hënës, kemi një hënë të plotë në shenjën e Peshqve që është edhe eklips. Kemi hyrë në klimën e eklipseve, ky është eklipsi i parë i periudhës që i paraprin atij të tetorit. Do të na japë një shije dhe do të na kalojë disa mesazhe për gjërat që do të ndodhin tani e tutje e deri në pranverën e 2025 dhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Do të marrim mesazhe në përgjithësi, në nivel kozmik, shoqëror, politik, ekonomik, botëror një eklips jep zhvillime dhe ngjarje, është në funksionim për 6 muaj. Çështjet e këtij eklipsi do të dalin në sipërfaqe prapë në mars dhe në eklipsin total të hënës më 14 mars 2025. Hyjmë në një periudhë ku do të marrim mesazhe, do të kemi ngjarje që do të nxjerrim konkluzione për periudhën në vijim, për 2025 dhe kjo situatë do të mbarojë në fund të saj dhe në fillim të 2026 pasi me këtë eklips bëhet hapja e eklipseve në aksin Virgjëreshë-Peshq dhe kalojmë një periudhë të vështirë. Nuk ka pse të trembemi sepse situata ka ndryshuar që në janar 2020 dhe për t’u bërë ky fillim i ri duhen mbyllur kapituj e ndoshta disa prej tyre nuk janë mbyllur përfundimisht.
Ndikohemi të gjithë nga ky eklips, por varet nga fusha në hartën tonë se ku ndodh. Më të ndikuarit janë Peshqit, Virgjëresha, Binjakët dhe Shigjetari, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Nëse do i vendosja një titull ëshë që ëndrrat kërkojnë sakrifica, punë, ndërgjegjësim dhe qëndirrm afër realitetit. Tendenca kryesore është që gjërat nuk janë të kthjellëta, mund të mos vlerësojmë drejt realitetin, të kemi largim prej tij kur nuk na pëlqen e vërteta. Duhet të përballemi me të dhe të zgjidhim problemet që na paraqiten. Zhgënjimet, mashtrimet, një tendencë për t’u gënjyer e shfrytëzuar nga të tjerët. Iluzionet janë një tendencë kryesore. Marrëdhëniet tona, do t’i idealizojmë njerëzit ose do i nënverësojmë më shumë sesa duhet në këtë situatë. Kujdes me përdorimin e ilaçeve, sidomos atyre që përdoren për annë psikologjike. Paralelisht, do të kemi ndjeshmëri më të madhe, do të duam të qajmë, të mërzitemi, nuk është keq ta lëmë veten të çlirohet sepse në fund do të ndiejmë edhe ripërtëritjen.
Në nivelin politik, shoqëror, social ka shumë rëndësi të dimë që lajmet e gjithçka që dëgjojmë ose na servirin të tjerët në jetën personale kanë një ekzagjerim sepse ndoshta nuk duhet të jemi shumë të ndërgjegjësuar për realitetin. Nga ana tjetër do të kemi edhe probleme ekonomike nga faktorë të jashtëm, mund të kemi shpërthim të sëmundjeve që kanë të bëjnë me gjëra ngjitëse, viruse, mikrobe dhe të lidhura me psikologjinë, autoimune. Realiteti dhe ndërgjegjësimi për shumë gjëra do të na nxjerrë nga vështirësitë.
Në fund, astrologia këshillon që prej çdo situate të vështirë të mësojmë dhe të marrim mësimin pasi në secilën prej tyre do të gjejmë një mundësi që duhet ta kapim./tvklan.al