Kryetari i LSI-së Ilir Meta, e ka cilësuar të papranueshme planin me 6 pika të Ban Ki Moon, i miratuar tashmë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një moment që sikurse theksoi Meta krijon një situatë të paqartë për shkak të mbivendosjes së iniciativa ndërkombëtare. Meta ju referua për ketë planit Ahtisari që bie dukshëm në kundërshtim me planin 6 pikësh të Ban Ki Moon.

Ilir Meta: “Vëmë re me shqetësim se përcaktimi i EULEX-it si neutral, është në një linjë të ndryshme me parimet e presidentit Ahtisaari të pranuara në radhë ta parë nga vetë Kombet e Bashkuara. Ndaj theksojmë sot se çdo iniciativë ndërkombëtare për Kosovën duhet të respektoj kushtetutën e Kosovës, deklaratën e pavarësisë dhe panin e veprimit me BE”.

Pas këtyre deklarimeve referuar zhvillimeve më të  fundit në Kosovë, Meta ju përgjigj interesit të gazetareve mbi aksionin politik në vazhdim të LSI-së në mbrojte të votës. Protesta e një ditë më parë tha Meta do të mbështet nga një strategji konkrete veprimi që nuk ka në përmbajte vetëm tubimet masive qytetareve./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Klevis Çaka