Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka qenë në Berat, ku si pikë të fortë të fjalimit të tij pati punësimin. Meta hodhi poshtë politikat e Berishës për shtimin e vendeve të punës pasi në muajt e fundit i ka pakësuar ato.
Ilir Meta: “Sali Berisha nuk mund t’i hapë 160 mijë vende pune në 4 vitet që vijnë sepse vetëm në 2 muajt e fundit në Shqipëri janë mbyllur 20 mijë vende pune. Më 28 qershor Berati dhe Shqipëria do të votojnë për një kryeministër që do t’i japë punë Shqipërisë, Beratit dhe të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë me dinjitet, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre me djersën e ballit që duan të kenë jetë të sigurt, e cila nuk mund të jetë kurrë pa një punë të sigurt. Ky është programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.”
Ilir Meta tha, se Plani për Veprim i LSI-së synon futjen e vendit në rrugën e zhvillimit dhe zhdukjen e varfërisë./tvklan.al