Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i është bashkuar protestës së banorëve të Bathores, të cilët i kanë kërkuar qeverisë të zgjidhë sa më shpejt furnizimin e zonës me ujë të pijshëm, problemin e faturimit aforfe të energjisë, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me legalizimin dhe infrastrukturën e zonës. Kreu i LSI-së i cilësoi si jetike këto kërkesa, duke e quajtur të drejtë protestën e banorëve.

Ilir Meta:Ajo që mund t’ju them sot është se ne qëndrojmë në krahun tuaj, në të gjitha kërkesat tuaja të drejta dhe legjitime. Ne nuk premtojmë çekun e bardhë, po ne premtojmë punësim jetik për çdo familjar i cili ka nevojë për të punuar, për ët siguruar të ardhura, për të garantuar jetën e tij dhe të fëmijëve të tij. Ne garantojmë  rritjen e punësimit si prioritetin numër 1 të qeverisjes së ardhshme.”

Meta u shpreh se e vetmja zgjidhje për plotësimin e kërkesave të këtij komuniteti është rrëzimi  me votë i kësaj qeverie dhe besimi tek alternativa e LSI-së si një forcë e re./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami