Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një takim me gra e vajza të Skraparit ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të forcës politike që ai drejton pas 28 qershorit, një projektligj për moshën e tretë do të ofrojë më shumë mundësi dhe siguri financiare për gratë.

Ilir Meta:Pas 28 qershorit do bëjmë shuam më tepër për të gjitha ju, për të lehtësuar problemet e mëdha me të cilat ju ndesheni çdo ditë. Ne kemi bërë një projektligj për kujdesin ndaj moshës së tretë dhe që do ta miratojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet, por edhe për të gjitha ato nëna, për të gjitha ato gra apo për të gjitha ato vajza të reja, të cilat duan që të kenë mundësi që të punojnë, të kenë mundësi që të mbajnë familjet e tyre.”

I bindur në fitore në zgjedhjet e 28 qershorit Meta tha se qeveria e tij e dikurshme ka bërë më shumë në një vit e gjysmë se sa qeveritë që erdhën më pas në 8 vjet./tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi