Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka premtuar politika lehtësuese për biznesin fason pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Këtë deklarate kreu i LSI-së e bëri gjatë një vizite në një prej ndërmarrjeve të veshjeve në kryeqytet, ku tha gjithashtu se ky biznes duhet përjashtuar nga tatim fitimi deri ne vitin 2010.

Ilir Meta: “Jemi përsëri sot në një nga ndërmarrjet e prodhimit të veshjeve, për të shprehur angazhimin tonë shuam të qartë programor dhe qeverisës në vendin tonë, së pari duke i përjashtuar nga tatim fitimi deri në fund të vitit 2010 dhe së dyti duke subvencionuar sigurimet shoqërore me 50% deri në fund të vitit 2011.”

Meta tha, se hapja e vendeve të reja të punës në vend mbetet një tjetër prioritet i LSI-së, duke nxitur në këtë mënyrë, sipas tij sipërmarrjet e huaja për të investuar në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro