Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar nga të rinjtë e qytetit të Lushnjës të bëhen pjesë e aksionit politik për largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha.
Në konferencën e zhvilluar me anëtarët e Lëvizjes Rinore për Integrim, Meta ka sulmuar ashpër mazhorancën, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje.
Ilir Meta: “Në rast se do të vazhdojnë me ritmet e qeverisë së Sali Berishës jo vetëm që do të vazhdojnë të humbasin jetën edhe shumë shqiptarë të tjerë ashtu sikurse ndodhi për fat të keq në Gërdec, ashtu sikurse ndodh çdo ditë në minierat e Bulqizës e të Martaneshit, ndërkohë që ne kemi një alternativë shumë më të mirë, të nxjerrim në pension Berishën, sepse ai e ka mbushur moshën dhe ta fusim Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Europian.“
Për të tjerë në fjalën e tij kreu i LSI-së premtoi të rinjve përfaqësim në parlament në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009./tvklan.al
Gazetare: Anila Sefa