Thirrje Ramës e Bashës për zgjedhjet në 13 Tetor
Presidenti ilir Meta i është drejtuar sërish me një apel klasës politike duke sjellë në vëmendje se pa mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 13 Tetor, shanset që Shqipëria të çelë negociatat janë zero.
Duke sjellë në vëmendje ftesën e bërë në adresë të palëve në 27 Qershor, kreu i shtetit thotë se askush nuk duhet të lodhet me justifikime e alibi.
Nëse aktorët politikë nuk dëshirojnë që në rolin e negociatorit të jetë Presidenti, atëherë Meta fton Ramën e Bashën që të shfrytëzojnë urgjent gadishmërinë e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e krizës.
Kjo ndihmë e ndërkombëtarëve, sipas Presidentit, do mundësonte jo vetëm mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 13 Tetor, por do të çonte edhe në arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore në mënyrë që vendit t’i mundësohet në 18 Tetor çelja e negociatave për në familjen europiane.
Tv Klan