Ilir Meta: “Qeveria shqiptare, përshëndet rezultatin pozitiv dalë nga referendumi i qytetarëve irlandez mbi traktatin e Lisbonës. Ky është një lajm i shkëlqyer për Bashkimin Evropian dhe një zhvillim pozitiv për vendet e Ballkanit perëndimor. Implementimi i traktatit të Lisbonës, do të sjellë një epokë të re në reformimin e thellë institucional dhe strukturorë të Bashkimit Evropian si dhe do të hap një perspektivë të qartë të zgjerimit të tij të mëtejshëm. Shqipëria mirëpret hyrjen sa më shpejt të traktatit në fuqi dhe është e bindur se përqasja e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë më konkrete dhe më e unifikuar përsa i përket aspiratës së përbashkët integruese”./tvklan.al