Meta: Cënuan rëndë demokracinë
Shtatë muaj pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të KiE, që nuk pranoi të vëzhgojë këtë proces ka nisur në Tiranë një delegacion faktmbledhës me kërkesë të Presidentit Meta. E pikërisht me kreun e shtetit, ky delegacion që kryesohej nga Presidenti i këtij autoriteti Anders Knape.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Meta veç falenderimeve për nisjen e këtij monitorimi, i ka njohur ata dhe me situatën aktuale politike e në mënyrë të veçantë pushtetin lokal. Sipas Presidentit, vendi po përjeton një krizë ‘sui generis’ përfaqësimi dhe në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, dhe zgjidhjen Meta e sheh tek zgjedhjet.
“Votimet njëpartiake të 30 Qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cënuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. Disa ligje të miratuara nga Kuvendi, cënojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, të cilat pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, ende jo-funksionale. Kushtet e Bundestagut, janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurt për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria. Është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t’i jepet një zgjidhje tërësore, duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve”.
Delegacioni është pritur në një takim dhe nga kreu i opozitës. Pasdite, në axhendën e tyre është dhe një takim me kreun e grupit kuvendor socialist Taulant Balla.
Tv Klan