Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në kuadër të prezantimit të “Planit për veprim” ka deklaruar nga qyteti i Elbasanit se pas fitores në zgjedhjet e 28 qershorit partia që ai drejton do të ndërmarrë masa konkrete për të luftuar varfërinë dhe rritur mirëqenien e qytetarëve në vend.
Ilir Meta: “Ne kemi disa politika e para tatimi zero mbi të ardhurat dhe pagat deri në 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Tvsh-ja për energjinë do përgjysmohet për konsumatorët familjar nga 20% në 10% dhe ushqimet, do të përgjysmohet tvsh-ja nga 20% në 10% për produktet e shportës.”
Gjatë një vizite në një prej librarive të kryeqytetit Meta premtoi mbështetje ndaj krijuesve dhe fituesve pas fitores në zgjedhje. Sipas tij një ndër prioritetet e LSI-së në programin elektoral është dhe bërja zero e tvsh-së për librin shkollor dhe atë artistik.
Ilir Meta: “Me fitoren në 28 qershor të ndihmojmë librin, të ndihmojmë krijuesit, të ndihmojmë botuesit duke bërë zero tvsh-në për të gjithë llojet e librave, pora jo vetëm për librat shkollor. Së dyti për t’i bërë zero tatimin mbi të ardhurat mbi të ardhurat, mbi honorarët e krijuesve, të shkrimtarëve për të rimbursuar të gjithë librat shkollor të arsimit të detyrueshëm në 9-vjeçare.”/tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro