Lideri i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta zhvilloi një sërë takimesh në qytetin e Kuçovës. Gjatë vizitës në tregun e biznesit të vogël Meta tha, se politikat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe plani i saj për veprim është rruga e vetme për të gjallëruar ekonominë në krizë dhe qarkullimin e biznesit.

Ilir Meta: “Padyshim që politikat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe plani ynë për veprim është rruga për të gjallëruar ekonominë, për të rritur fuqinë blerëse, për të rritur punësimin, është rruga për të bërë të mundur që qytetarët shqiptar të kenë mundësi që të rrisin standardin e jetesës së tyre, gjë që do të thotë edhe për këto biznese të kenë mundësi që të qarkullojnë më shumë lek, të kenë një xhiro më të madhe , të kenë një fitim të mjaftueshëm or të justifikua sakrificat që bëjnë duke punuar në këto kushte kaq të vështira. Pa asnjë diskutim punësimi është rruga që do të zgjidhi edhe krizën e tregtisë edhe të këtyre tregjeve dhe gjithë këtyre biznesmenëve të vegjël dhe shumë modest sot.”

Duke evidentuar disa nga pikat e programit të LSI-së Meta ritheksoi dhe një herë prioritetin e kësaj force politike për përgjysmimin e TVSH-së të 12 produkteve bazë ushqimore si dhe aplikimin e politikave konkrete për punësimin./tvklan.al