Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vijuar turin e tij elektoral ne qytetin e Dibrës ku ka prezantuar dhe kandidaten Monika Kryemadhi. Përpara elektoratit të tij Meta është shprehur i sigurt me një fitore të LSI-së në këtë qytet duke siguruar se Dibra pas fitores së 28 qershorit do të ketë një zë të fuqishëm në parlament. Më tej Meta ka theksuar se LSI do të jetë ajo që do të përfundojë rrugën e Arbrit.

Ilir Meta: “Sepse LSI-ja është e vendosur për të ndërtuar rrugën e Arbrit, sepse LSI-ja është e vendosur për të bërë çdo gjë që Dibra dhe dibranët të jetojnë më mirë. Që Dibra e dibranët të kenë një rol më të madh në historinë e ardhshme të Shqipërisë dhe për këtë Dibra meriton përfaqësimin e duhur në kuvendin e ri të Shqipërisë. Dibra dhe dibranët do të votojnë që fatet e tyre dhe e ardhmja e tyre të jetë e sigurt. Dibra e dibranët do të votojnë që Shqipëria të jetë e shqiptarëve dhe jo e Fazlliçëve.”

Në fund kreu i LSI-së Ilir Meta i ka kërkuar të pranishmeve të votojnë LSI-në pasi ajo ofron alternativen më të mirë./tvklan.al