Koalicioni i ri qeverisës mes demokrateve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të bëj të mundurën një kohë të shkurtër sipas Ilir Metës përmbushjen e aspiratës për përfshirjen e Shqipërisë në familjen evropiane si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj pa viza. Sipas Metës vendimi i Komisionit Evropian për të mos përfshirë për momentin vendin tonë në listën e bardhë të vendeve të Shengenit ishte i pritshëm. Megjithatë kreu i LSI-së shprehet optimist se qeveria e re ku do të bëj pjesë dhe partia që ai drejton, do të punoj për të përmbushur në një kohë shumë ët shkurtër kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Ilir Meta: “Janë të qarta dhe standardet që duhen përmbush Shqipëria për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Dihet standardet që nuk janë përmbushur deri tani, të cilat janë kryesisht çështjet me karakter teknik sikurse u theksua edhe sot në Bruksel. Unë kam besim të plotë që koalicioni i ri në një të ardhme shumë të shpejtë do ta realizoj këtë synim të shpejtë dhe këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve, pra liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.”

Interesit, jo pa vend të gazetarëve për të mësuar se kush janë postet që do kërkoj Lëvizja Socialiste për Integrim për tu përfaqësuar në qeveri, Meta i është përgjigjur i rezervuar. Sipas tij ende nuk është negociuar për portofole konkrete pasi më e rëndësishme, ka theksuar Meta  është bashkëpunimi me demokratet që do të çojë vendin në përmbushje të aspiratave.  Ndërkohë lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje forcave politike të cilat hartuan kodin zgjedhor të mos bëhen pengesë për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 qershorit./tvklan.al

Gazetare Elia Zotka