Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Mallakastrës, ku i premtoi banorëve të kësaj zone se pas fitores në zgjedhje forca e tij do ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Garancitë për ta bere realitet nje gje te tille tha lidershipi i LSI-së, janë të sanksionuara në planin për veprim, i cili, sipas tij, garanton 100 mije vende të reja pune 4 vitet e ardhshme.

Ilir Meta: “Kemi një program të qartë se si do të garantojmë  100 mijë vende pune të qëndrueshme në 4 vitet që vijnë. Kemi një program të qartë se si do të garantojmë 6 mijë vende të reja pune industrinë e naftës gjatë 4 viteve që vijnë, ku Mallakastra, ku Ballshi, ku Patosi, Fieri do të jenë përfituesit kryesor të këtij projekti. Ndërsa Sali Berisha me reformat e tij dhe privatizimet e korruptuara ka larguar me qindra mallakastriot nga puna në industrinë e naftës me kritere të sajuara vetëm për arsye politike.”

Duke u ndalur tek projekti integrues për të gjithë të majtën, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me ish kreun e socialisteve Fatos Nano dhe atë të PSV 91, Meta tha se ky proces synon një integrim sa më parë të vendit në Bashkimin Europian.

Ilir Meta: “LSI dhe Ilir Meta kanë një projekt integrues për të gjithë të majtën dhe forcat e tjera progresiste dhe ky proces që do të ndihmojë dhe të finalizoje integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Turi elektoral i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vijuar dhe në qytetin e Elbasanit ku gjate takimit me banore të kësaj zone mori mbështetjen për një fitore të thellë të kandidatëve të LSI-së./tvklan.al