Një ditë nga mbajtja e protestës së Partisë Socialiste në shesh, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sulmoi Edi Ramën duke e akuzuar se po vihet në krye të një fushate  meskine dhe interesash personale. 

Meta foli për një pjesëmarrje të ulët në sheh që nënkupton sipas tij refuzimin qytetar ndaj politikes së bojkotit.

Ilir Meta: “Ne shprehim keqardhjen edhe për veprime të tilla të cilat janë sa absurde aq dhe qesharake si mitingu i djeshëm i cili bëhej para zyrës së Sali Berishës, po në fakt ishte miting kundër Ilir Metës edhe kundër LSI-së. Prandaj na vjen keq për iniciativa të tilla të cilat e humbasin seriozitetin e opozitës dhe njëkohësisht që cënojnë një dimension shuam të rëndësishëm për demokracinë në vend sepse vendi ka nevojë për një opozitë serioze. Megjithatë edhe bojkoti i bojkotit që u vu re dje jo vetëm nga qytetarët shqiptar të kryeqytetit po dhe nga vetë anëtarët e Partisë Socialiste, tregon se vetë socialistët në radhë të parë nuk mund të  mbështesin një politikë shumë të vjetër, e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë 10 vjet mbrapa e cila është provuar që nuk funksionon dhe njëkohësisht që vjen kundër edhe aspiratave të vet anëtarëve të Partisë Socialiste dhe të gjitëh opozitarëve për integrimin evropian të vendit apo për liberalizimin e vizave.”

Në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit drejtues kombëtar Ilir Meta kujtoi se vendi ndodhet përballë momenteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin.

Një agjendë që sikurse tha Meta nuk do të mund të pengohet pavarësisht pandjeshmërisë se lidershpit rozë.

Ilir Meta: “Destruktiviteti i lidershipit të kësaj opozite që përpiqet të pengojë, që përpiqet të marrë peng institucionet e vendit thjesht për interesa personale nuk e ndalon dot agjendën e integrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ashtu sikurse jam i bindur nuk do të pengojë dot as pjesëmarrjen në këtë proces të gjithë njerëzve të përgjegjshëm dhe atdhetar që janë në opozitë me qeverinë e sotme, por që janë të bindur se interesat e vendit janë më të mëdha se interesat e një kryetari apo qoftë edhe të një partie.”

Meta ritheksoi dhe një  herë arsyet e përfshirjes së forcës që drejton në koalicion qeverisës me Partine Demokratike.

Arsye që sikurse tha ndaluan futjen e vendit në kaos e për pasojë të frenimin e proceseve te integrimit, por në fjalën e tij Ilir Meta nuk la pa komentuar ndonëse në një fjali praninë e disa prej përfaqësuesve të forcës politike që drejton në protestë.

Ilir Meta: “Pjesëmarrja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë koalicion qeverisës jo vetëm që do të jetë e suksesshme, por do t’i bëjë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë që të ndihen krenar për një vendim historik që kemi marrë në një moment ku duhej shumë kurajo politike dhe shuam qytetari. Natyrisht ndonjë karagjoz që flet në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk do ta bëjmë dot  të skuqet nga urpi sepse që të kesh turp duhet ët esh dhe pak dinjitet.”

Mbledhja e komitetit drejtues te LSI paralajmëroi futjen e kësaj partie në një proces të thellë analize të zgjedhjeve të 28 Qershorit që pritet të përfundojë në muajin Dhjetor të këtij viti. /tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi