Xhaçka: Keqardhje për reagimet e Presidentit
Për situatën në pikat kufitare me Greqinë ka reaguar edhe Presidenti Meta.
Ai përsërit thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin falas dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.
Sipas presidentit, kontaktet me Greqinë duhet të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme dhe se aktet e forcës janë të papranueshme!
Këtyre deklaratave të Presidentit u është përgjigjur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila thotë se shpreh keqardhje për qëndrimet e kreut të shtetit.
Ajo thotë se qytetarët kanë pasur ndihmën e strukturave shtetërore ditë e natë dhe se Presidenti zgjodhi fjalë të papërshtatshme.
Tv Klan