Ilir Meta po shkel për herë të parë në Kosovën e pavarur, të paktën si zv/kryeministri dhe Ministër i Jashtëm i shtetit shqiptar.

Ilir Meta: “Pa asnjë diskutim kjo është e vetmja zgjidhje, Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, është një realitet që nuk i shërben vetëm qytetarëve të Kosovës, por i shërben edhe stabilitetit të Ballkanit perëndimor edhe integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.”

Të gjithë liderët në Prishtinë e takuan zëvendës kryeministrin shqiptar. Presidentit Fatmir Sejdiu i takoi ta falënderoi atë dhe shtetin e tij për gjithçka kanë bërë për Kosovën.

Fatmir Sejdiu: “Angazhimi i posaçëm i gjithë rrjetit diplomatik të Shqipërisë, por edhe të … më të lart të vendit dhe të ministrit të Jashtëm në shtinim e njohjeve për republikën e Kosovës.”

Kryeministri Hashim Thaçi foli për perspektivën euroatlantike të të dyja vendeve. E përmendi edhe bashkëpunimin ndërfqinjësor.

Hashim Thaçi: “Shteti i Kosovës po konsolidohet, kemi ndërtuar raporte shumë të shkëlqyeshme e të gjitha vendet  e rajonit , kemi vullnet të mirë edhe me Serbinë që ndërtojmë raporte të mira ndërshtetërore.”

Për fqinjësinë e mirë doli edhe mysafiri nga Shqipëria.

Ilir Meta: “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Serbinë, ne qeverinë demokratike atje, m presidentin Tadic dhe besojmë që dhe vetë Serbia do të kontribuojë në të ardhmen për një politikë sa më realiste ndaj Kosovës.”

Meta bisedoi edhe me kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi, rrugën qeveri kuvend  ai sigurisht nuk do ta harrojë kurrë. Për tri orë ministrit të jashtëm shqiptar ju desh ta kaloi këtë udhë 4 herë./tvklan.al