Ilir Meta erdhi në Kosovë, kësaj here si zëvendës kryeministër dhe shef i diplomacisë së Tiranës zyrtare.

Me të zbritur në aeroportin e Prishtinës, ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për shtetin më të ri në botë.

Raportin më të fundit të progresit të Bashkimit Evropian ai e cilësoi si angazhim të kësaj organizate shtetesh për të mirën e Kosovës.

Ilir Meta: “Tregon qartë angazhimin e BE për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në BE.”

Shefi i diplomacisë Shqiptare u takua me Ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni. Ata nënshkruan një protokoll për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Meta para pak çastesh bisedoi edhe me presidentin e kryeministrin./tvklan.al