Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta po e kalon natën e sotme në ambientet e Bllokut të Sigurisë, pranë burgut 302. Në mbrëmje ai është vizituar nga djali i tij Besar Meta dhe avokati Genc Gjokutaj.

Televizioni Klan ka siguruar pamjet kur djali i ish-Presidentit Meta dhe avokati Gjokutaj paraqitet në Bllokun e Sigurisë.

Pasi kryejnë procedurat e nevojshme, Besar Meta del sërish jashtë ambienteve të Bllokut të Sigurisë dhe merr disa bidona me ujë të cilat ia çon babait të tij në qeli.

Tv Klan