Miami Dolphins do të luajë një nga nëntë ndeshjet në shtëpi të sezonit 2025 në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ të Real Madridit.

Liga e futbollit amerikan ka si synim që ta bëjë më popullor sportin në Europë, ndërsa ndeshje në këtë sport janë zhvilluar më herët në Londër dhe Gjermani, ndërsa objektiv janë edhe Meksika e Brazili.

Dolphins janë një nga dy skuadrat së bashku me Chicago Bears, që kanë të drejta ekskluzive të marketingut në Spanjë.

Zv/presidenti i Ligës Amerikane të Futbollit Bret Gosper tregoi entuziazmin për këtë akord në një konferencë shtypi në kryeqytetin spanjoll.

“Ndeshja e parë në Spanjë nënvizon përkushtimin e vazhdueshëm të NFL për të zgjeruar brandin anembanë botës dhe për të arritur audienca të reja. Të sjellim një ekip me kaq histori si Dolfins në një stadium kaq të jashtëzakonshëm si ‘Santiago Bernabeu’ shfaq më së miri tërheqjen që ka NFL”.

Në total, 55 ndeshje të sezonit të rregullt të NFL janë luajtur jashtë territorit të SHBA-së deri më tani, me Madridin që është bërë qyteti i katërt evropian që pret një përballje të ekipeve amerikane të futbollit pas Londrës, Mynihut dhe Frankfurtit.

Berlini gjithashtu do të presë një ndeshje për herë të parë në 2025.

NFL ka si objektiv që të rrisë më tej praninë e saj ndërkombëtare në vitin 2025 pasi klubet votuan pro propozimit për të shtuar sfidat ndërkombëtare nga 4 në 8.

Klan News