Lajme Arkiva 2003

Sipas shefit të UMNIK-ut në Kosovë Michael Stainer tani është në duart e Tribunalit të Hagës të marrë vendimin dhe askush nuk duhet të intervenojë. Ai personalisht nuk ka ndërmend që të ndërhyjë në këtë gjykim.

Unë kam bërë çfarë kam mundur, dy ditë më parë e njoftova Carla Del Ponte, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. I njoftova se mund të dëshmojmë se Fatmir Limaj është dorëzuar vullnetarisht. Kjo është gjë e rëndësishme për të dhe unë e bëra në mënyrë zyrtare. Jam i inkurajuar që institucionet vendore gjithnjë në interes të popullit do të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që ne të fokusohemi në prioritetet që kemi për ti realizuar dhe që duhet të bëhen me pranimin e zbatimit të ligjit”,tha Steiner para gazetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi konfirmoi se me gjithë zhvillimet nuk ka ndonjë luhatje apo hezitim përsa i përket bashkëpunimit në mes të kosovarëve dhe ndërkombëtarëve dhe ky bashkëpunim i ngushtë do të vazhdojë.

Hashim Thaçi: Falenderojmë zotin Steiner për gatishmërinë që ka treguar dhe mund të them edhe për guximin e tij politik, diplomatik, por edhe intelektual, për rastin e zotit Limaj që merr përgjegjësinë dhe garacionin për zotin Limaj se ai është paraqitur vullnetar, ka pasur të drejtë dhe garancionin për tu kthyer në Kosovë.

Sipas numrit 1 të Partisë Demokratike të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të bindura në pafajësinë e Limajt dhe ai do ta vërtetoj këtë pafajësi edhe në Hagë.

Garacionin më të madh për Limajn e japin institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës sepse ai ishte shpëtimtari i civilëve, ai nuk ka bërë krime”,ka pohuar ai. Po ashtu sot Stainer ka shprehur respektin dhe për liderët politik dhe institucionet e Kosovës, të cilët po e njohin sundimin e ligjit dhe obligimet që kanë.

Ai tha se kanë respekt të veçantë për gatishmërinë e Fatmir Limaj, që menjëherë kërkoi të përballej me drejtësinë pasi ka dëgjuar akt-akuzës kundër tij./tvklan.al