Tre marrëveshje te rëndësishme si dhe dy protokolle bashkëpunimi ka mbyllur ne Tiranë vizita e Ministrit te Jashtëm spanjoll, Migel Moratinos. 

Spanje-Shqipëri do te bashkëpunojnë ne luftën kundër krimit të organizuar, në fushën e doganave, ne çështje te mjedisit dhe bujqësisë.

Ministri shqiptar i punëve te jashtme, Lulzim Basha, i përmendi marrëveshjet si dëshmi të bashkëpunimit ne rritje mes dy vendeve.

Spanja është një nga vendet qe mbështet fort integrimin evropian te Shqipërisë përfshi këtu ambicien e Shqipërisë për liberalizim sa me shpejt te regjimit të vizave. 

Mbi këtë çështje ministri spanjoll tha qarte se pritet vendimi i këshillit te Evropës, shtuar këtu dhe vlerësimin se unioni është ne favor te lëvizjes pa viza te Ballkanit Perëndimor.

Miguel Morratinos: “Nuk ka ende një kalendar te vendosur për te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi do te merret nga këshilli i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Për secilin vend do te ketë vlerësim individual, por fryma e përgjithshme është qe Ballkani Perëndimor te përfitoje i teri sa me shpejt nga lëvizja pa viza ne Evropë. Spanja është një nga vendet qe ka mbështetur aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat ne BE. Ne kryesine e radhës se unionit do te ndihmojmë për zbatimin sa me pare te Marrëveshjes se Stabilizim-Asociimit. Për çështjen e regjimit te vizave do te ndihmojmë qe ky proces te ndodhe sa me pare te jete e mundur.

Lulzim Basha: “Ministri i Jashtëm spanjoll, miku im Miguel, konfirmoi atë që Spanja ka mbështetur gjithmonë, integrimin evropian të Evropës Juglindore, integrimin evropian të Shqipërisë. Sigurisht procesi është në bazë të performancës, prandaj unë pata rastin sot të shpjegoj qartësisht hapat pozitivë që Shqipëria ka hedhur përpara në këtë drejtim. Kjo përqasje është një përqasje konkrete që bazohet në suksesin e reformave dhe në responsivitetin, në përgjigjen e unionit në tërësi dhe vendeve anëtare në veçanti ndaj suksesit të këtyre reformave, prandaj ne kemi të gjithë arsyet të besojmë se çdo vend që vazhdon në këtë rrugë do të marrë të njëjtën shkallë përgjigje pozitive siç po e sprovon dhe Shqipëria në këto muaj”.

Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ne luftën ndaj krimit i dha mundësinë ministrit spanjoll te vlerësoje arritjet e qeverise shqiptare ne këtë drejtim.

Miguel Morratinos: “Arritjet janë te dukshme ne luftën ndaj krimit te organizuar. Është fakt qe janë asgjësuar shume banda kriminale. Për këtë qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sere reformash dhe duhet te vazhdoje ne këtë drejtim.”

Moratinos theksoi se integrimi i Shqipërisë ne BE është tashmë një proces i pakthyeshëm, por ai theksoi me te njëjtën rëndësi marrëdhëniet dypalëshe duke paralajmëruar një rritje te pranisë se biznesit spanjoll ne Shqipëri.

Energjia, turizmi përfshirë kultivimin dhe përpunimin e ullirit, ku Spanja shquan ne këtë drejtim, janë disa nga fushat e bashkëpunimit.

Moratinos u prit ne takim dhe nga kryeministri Sali Berisha. Qeveria shqiptare i dorëzoi ministrit spanjoll raportin mbi rezultatin e Shqipërisë ne kuadër te programit “1 OKB”.

Sali Berisha: “Iniciativa e Kombeve të Bashkuara “1 OKB” sipas mendimit tim është mjaft pozitive. Së pari ajo është një kursyese kohe, kursen kohë, shmang mbivendosjet, të cilat shpenzojnë shumë kohë, shton transparencën, kursen para dhe rrit gjithashtu mjaft ndjeshëm efikasitetin. Zoti ministër ne i jemi shumë mirënjohës qeverisë tuaj, e vlerësojmë shumë programin 1 OKB”.

Në takimin me kryeministrin Berisha ministri spanjoll Moratinos vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare vitet e fundit.

Asnjë vend, tha kryediplomati spanjoll, nuk ka përjetuar ndryshime kaq impresionuese brenda një kohe të shkurtër sa Shqipëria.

Moratinos tha i bindur se shqiptarët shumë shpejt do të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian. Për këtë ai garantoi mbështetjen spanjolle.

Këtu Moratinos përfitoi nga rasti t’i përcjellë kryeministrit Berisha përshëndetjen e kryeministrit Zapatero, si dhe ftesën për të vizituar së shpejti zyrtarisht Madridin.

Moratinos garantoi sërish për interesin e biznesit spanjoll për të investuar në Shqipëri, kjo nisur dhe nga zhvillimet e fundit, të cilat Moratinos i cilësoi impresionuese.

Në këtë drejtim ministri spanjoll i punëve të jashtme vlerësoi rolin e veçantë të kryeministrit Berisha./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi