Një ndihmesë e madhe për turistët që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet është dhe aplikacioni TEA, Tourism Events of Albania. Aty mund të gjesh të gjitha destinacionet, programet turistike, eventet kulturore etj., që organizohen në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale përshtypjet e disa turistëve të huaj që po vizitojnë vendin tonë dhe përdorin aplikacionin TEA. Kreu i qeverisë shkruan se çdo ditë mijëra turistë orientojnë udhëtimin e tyre në Shqipëri duke përdorur aplikacionin udhërrëfyes TEA.
“Mbërrita dje në Shqipëri dhe u nisa për në qytetin e Vlorës. Jam duke kërkuar veçanërisht për udhëtime me anije dhe plazhe të bukura”.
“Kemi tri ditë që po qëndrojmë në Vlorë. Kaluam kohë në plazhet e bregdetit të Vlorës dhe tani po presim të udhëtojmë me varkë, të eksplorojmë plazhe dhe gjire të tjera. Kemi shumë dëshirë gjithashtu të vizitojmë qytetin, si dhe vende të tjera në Shqipëri dhe për këtë arsye po përdorim TEA, një aplikacion i mrekullueshëm ku kemi gjetur eventet më në zë në Shqipëri”.
Kjo turiste polake ka ardhur para 2 javësh dhe po kalon pushimet në vendin tonë.
“Unë jam Betina nga Polonia. Kam ardhur në Shqipëri që në 5 gusht dhe po kaloj pushimet në Shqipëri. Deri tani kam vizituar Sarandën, Gjirokastrën dhe tani Vlorën. Po kërkoja për evente që ka në Vlorë në aplikacionin TEA. Janë fantastike”.
Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Aty mund të gjenden Aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë veprimtaritë që janë për të gjitha grupmoshat.
Klan News