Llogaritë bankare të qytetarëve të ndryshëm që ishin bllokuar për shkak të kredive të prapambetuar nga institucionet e mikrokredive janë tashmë të zhbllokuara. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një prononcimi për mediat, pas përfundimit të prezantimit të strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2024-2030. Po ashtu Manja u shpreh se kanë kërkuar ndryshme ligjore që të mund të kenë më shumë kontroll mbi veprimtarinë e përmbaruesive privatë. 

Ministri Manja komentoi edhe vendimin e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. Ulsi Manja tha se kjo tregon pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por nuk e shikon si një refuzim faktin që nuk do të dërgohen ekspertë. 

Ndërsa për Kodin e ri Penal, ministri tha se shumë shpejt do të hidhet për konsultim publik, ndërsa shtoi se ndryshimet ligjore nuk do kalojnë këtë legjislaturë.

Klan News