Llogaritë e bllokuara të qytetarëve që ranë pre e skemave të mikrokredive janë zhbllokuar të gjitha.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke folur për mediat pas një konference ku prezantoi strategjinë e drejtësisë në 6 vitet e ardhshme, tha se kjo ishte arritur nga bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë dhe Prokurorinë.
“Në këtë procesin e mikrokredive, sot që flasim nuk ka asnjë llogari bankare të bllokuar”.
Për ekstradimet nga Dubai tha se kishin bërë pjesën e tyre duke e iniciuar një marrëveshje, por tashmë mbetet në dorën e Emirateve.
“Marrëveshjet e ekstradimit, më tepër se sa marrëveshje teknike janë dhe marrëveshje e vullnetit”.
Gjatë fjalës së tij përballë aktorëve të tjerë të drejtësisë, Manja tregoi se qëllimet për 6 vitet e ardhshme, janë zbatimi i hartës së re gjyqësore, ulje e stokut të dosjeve, plotësimi i vakancave në sistem dhe dixhitalizimi.
Tv Klan