Kuqezinjtë mundën Torinon me penallti
Milani u kualifikua në çerekfinale të Coppa Italia, duke mposhtur Torinon 5-4 në penallti, pasi ndeshja përfundoi 0-0.
Rincon gaboi për ekipin e Torinos.
Minuta për t’u luajtur edhe për Ibrahimoviç, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë nga Chalanoglu i cili shënoi penalltinë vendimtare për fitoren.
Në raundin tjetër, Rossonerët do të takohen me fituesin e ndeshjes mes Fiorentinës dhe Inter.
Tv Klan