Milani fitoi 3-0 me Leçe në ndeshjen e javës së 31 të Serie A. Suksesi i pestë radhazi për kuqezinjtë që janë të qetë në vendin e dytë të renditjes edhe pse larg nga Interi kryesues.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 6-të, kur Pulisiç goditi fort duke gjetur avantazhin për Milan. Nuk zgjati shumë dhe në zhvillimet e një goditjeje nga këndi erdhi edhe goli i dytë që ka si autor Giroud.
Leçe mbeti me 10 lojtarë para përfundimit të pjesës së parë pasi Krstoviç u ndëshkua me të kuq. Në të dytën ishte Leao që shënoi golin e tretë duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Derbi i kryeqytetit mes Romes dhe Lazios u fitua pas dy vitesh nga verdhekuqtë me rezultatin minimal 1 me 0. Goli i vetëm u shënua me kokë nga Mançini në fund të pjesës së parë.
Kjo është fitorja e parë në një derbi i Daniele De Rosit si trajner i Romës. Verdhekuqtë me këtë fitore shpresojnë të kapin një vend në Champions, pasi janë dy pikë larg Bolonjës së vendit të katërt dhe me Juventusin ndodhen katër pikë larg.
Tv Klan