Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mposhti Lecce-n, me rezultatin e pastër 3-0.

Kuqezinjtë mbyllën të gjitha llogaritë që në pjesën e parë, falë tre golave të shpejtë nga Morata në minutën e 38, Theo Hernandez në minutën e 41 dhe Pulisic në minutën e 43.

Një sukses që konfirmon se Milani e ka kaluar momentin e vështirë të fillimit të kampionatit.

Goli ndaj Lecce-s, ishte historik për njërin nga lojtarët kuqezi. Theo Hernandez, shkoi në kuotën e 29 golave me fanellën e Milanit, duke barazuar rekordin e Maldinit, si mbrojtësit me më shumë gola në historinë e klubit.

Numër i lartë, kur mendon se bëhet fjalë për një mbrojtës. Francezi u bashkua me Milanin në verën e vitit 2019, si një dëshirë e Paolo Maldinit, i cili asokohe mbante rolin e drejtorit teknik. Në pesë sezone te Milani, Theo Hernandez, është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm dhe pikë kyçe për ekipin. /tvklan.al